Përkundër çmimeve të ulëta: me shërbimin tonë Priority Check-in & CIP Lounge ju mund të shijoni rehatinë deri në minutën e fundit.
Priority Check-in dhe dorëzimi i bagazhit
Ju do të trajtoheni në mënyrë të privilegjuar. Check-in dhe dorëzimin e bagazhit do ta bëni në sportel të posaçëm.
Qasje në CIP Lounge
Në atmosferë të këndshme dhe me një shkallë të lartë të fleksibilitetit dhe privatësisë, Business & CIP Lounge është e ndarë nga hapsira e zakonshme dhe ofron internet falas, gazeta dhe revista.
Pije freskuese dhe ushqime të ndryshme (snacks) janë në dispozicion gjatë gjithë kohës së pritjes deri në momentin e planifikuar për boarding.
Përveç kësaj, një agjent i Shërbimit CIP mund t`ju shoqëroj nëse dëshironi të blini në Duty Free.
Fëmijët e vegjël nën moshën dy vjeçare, e gëzojnë këtë shërbim pa pagesë.
Bashkangjiteni shërbimin Priority Check-in & CIP Lounge në rezervimin e fluturimit tuaj me Air Prishtina.