Fëmijët nga 5 deri në moshën 14 vjeçare në fluturimet për dhe nga Kosova dhe Maqedonia Veriore, në fluturimet tona mund të udhëtojnë edhe pa shoqërim të të rriturve. Personeli i aeroplanit dhe i aeroportit përkujdeset për fëmijët e pashoqëruar gjatë gjithë kohës së udhëtimit dhe i sjellë ata në mënyrë të sigurtë në destinacionin e tyre.
Fëmijët që udhëtojnë vetëm duhet të lajmërohen online ose në Contact Center, jo më vonë se 48 orë para nisjes së fluturimit. Për rastet e vonuara apo të palajmëruara, udhëtimi nuk është i garantuar.
Për transportimin e fëmijëve që udhëtojnë të pashoqëruar, është i domosdoshëm Fletëpëlqimi i prindërve. Sapo ta përfundoni prenotimin e fluturimit, së bashku me konfirmimin e rezervimit me e-mail do ju dërgohen edhe dokumentet e nevojshme (Formularët, Fletpëlqimi, Vërtetimi për noterizim) të cilat duhet plotësuar. Dokumentet e plotësuara dhe vërtetuara duhet të dorëzohen në sportelin për Check-in në ditën e nisjes.
Të miturve nga 15 deri në përfundim të vitit të 17-të në fluturimet për dhe nga Kosova dhe Maqedonia Veriore gjithashtu ju duhet Fletpëlqimi me shkrim nga prindërit e tyre që ata lejohen të udhëtojnë vetëm.
Për përkujdesin e fëmijëve që udhëtojnë të pashoqëruar, kompania ajrore operuese kërkon një tarifë shërbimi prej 90 CHF për një rrugë. Pagesa e këtij shërbimi bëhet ditën e fluturimit në sportelin për Check-in.