Termat dhe Kushtet e Përgjithshme | Air Prishtina
Termat dhe Kushtet e Përgjithshme

Air Prishtina AG
Baarerstrasse 75
6300 Zug

CHE-112.168.115

 

Air Prishtina AG është një linjë ajrore virtuale. Kontrata e transportit ndërmjet pasagjerit dhe Air Prishtina AG rregullohet me ligjin e aplikueshëm dhe TKP e përcaktuara. Përgjegjësia e linjave ajrore që operojnë i nënshtrohet Konventës së Montrealit/Varshavës ose Rregullores së KE-së Nr. 261/2004 dhe Rregullores së KE Nr. 2027/97 dhe zbatohet vetëm për fluturimet ndërmjet BE-së dhe një vendi jashtë BE-së.

 

1. Kushtet e rezervimit

1.1 Rezervimi mund të bëhet online (www.airprishtina.com) ose në Contact Center të Air Prishtina AG. Në varësi të llojit të rezervimit, pasagjeri do të marrë konfirmimin e rezervimit me email, SMS ose mjete të tjera. Konfirmimi i rezervimit duhet të përmbajë numrin e rezervimit, emrin e pasagjerit, informacionin e fluturimit, kuponin, nëse ka, dhe shënime tjera.

1.2 Rezervimi do të konsiderohet i pranuar nga Air Prishtina AG në momentin kur pasagjeri që do të transportohet ka marrë konfirmimin e rezervimit me email, SMS ose aplikacione të mediave sociale (WhatsApp, etj.). Në rastin e rezervimeve të bëra me telefon në Contact Center të Air Prishtina AG, deklarata e pranimit mund të bëhet edhe në mënyrë joformale duke transmetuar konfirmimin e rezervimit me telefon ose me ndonjë veprim tjetër përfundimtar.

1.3 Pasagjeri është i detyruar të kontrollojë menjëherë konfirmimin e rezervimit të pranuar ose të transmetuar me telefon për saktësinë dhe, nëse është e nevojshme, të njoftojë Air Prishtina AG për çdo pasaktësi, mospërputhje ose mospranim të konfirmimit. Njoftimi i vonuar i pasaktësive ose mospërputhjeve nuk i jep të drejtë pasagjerit të anulojë rezervimin.

1.4 Do të zbatohen shërbimet dhe tarifat e konfirmuara në momentin e rezervimit. Çmimet e fluturimeve të publikuara në faqen e internetit (www.airprishtina.com) përshtaten rregullisht dhe mund të luhaten lart ose poshtë. Ofertat speciale ose me zbritje mund të ndryshojnë.

1.5 Transporti do të bëhet vetëm me paraqitjen e dokumenteve të plota dhe të vlefshme të udhëtimit (pasaportë, letërnjoftim, kod rezervimi, vizë, vërtetim vaksinimi, etj.). Çdo pasagjer është përgjegjës për respektimin e rregulloreve që lidhen me udhëtimin. Rimbursimi i tarifës ajrore përjashtohet në rast të mosrespektimit të rregulloreve të hyrjes dhe daljes, të cilat për pasojë çojnë në refuzimin e pasagjerit për hyrje në një shtet të caktuar.

1.6 Nëse pasagjerit i refuzohet hyrja në një shtet, ai/ajo është i detyruar të paguajë të gjitha shpenzimet e bëra për transportin jashtë atij shteti. Tarifa nuk do të kthehet në raste të tilla.

1.7 Rezervimi duhet të bëhet në emër të pasagjerit që do të transportohet. Nëse nuk është kështu, detyrimi për transport nuk është i zbatueshëm. Në raste të tilla, rimbursimi i tarifës përjashtohet.

1.8 Fëmijët nën moshën 15 vjeç transportohen vetëm nëse shoqërohen nga një kujdestar i rritur.

Fëmijët e pashoqëruar duhet të regjistrohen tek Air Prishtina AG të paktën 48 orë para nisjes, përndryshe transporti nuk është i garantuar. Në këto raste, duhet të rezervohet shërbimi i përcjelljes për fëmijët tek linjat ajrore që operojnë, gjithashtu. Ju lutem vini re se në disa shtete, fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeç duhet të paraqesin një formular autorizimi të plotësuar nga kujdestari i tyre ligjor në mënyrë që t`mund të largohen nga vendi i tyre. Çdo pasagjer është përgjegjës për respektimin e këtyre rregullave. Rimbursimi i tarifës përjashtohet në rast të mospërmbushjes së këtyre kërkesave për hyrje/dalje, të cilat për pasojë rezultojnë në refuzimin e udhëtimit të pasagjerit.

1.9 Transporti i foshnjave (deri në 2 vjeç) është subjekt i regjistrimit për udhëtim. Koha e nisjes është vendimtare për përcaktimin e moshës së fëmijës. Në rastin e fluturimeve të rezervuara për vajtje dhe kthim, mosha në momentin e nisjes së fluturimit të kthimit është përcaktuese.

1.10 Transporti i personave me aftësi të kufizuara, grave shtatzëna, personave të sëmurë që kërkojnë ndihmë të veçantë i nënshtrohet respektimit të rregullave të veçanta të transportit të përcaktuara nga linja ajrore operuese.

1.11 Transporti i kafshëve është i mundur vetëm me aprovimin e konfirmuar të linjës ajrore që operon. Njoftimi duhet të jepet të paktën 48 orë para nisjes.

 

2. Mënyrat e pagesës

Fluturimet e rezervuara me Air Prishtina AG mund të paguhen me kartë krediti të pranuar nga Air Prishtina AG, me transfertë bankare ose me faturë. Pagesat me para në dorë janë të mundshme në Zyrat Partnere të Air Prishtina AG, pikat e pranimit Barzahlen.de në Gjermani, degët e bob pay në Zvicër dhe pikat e pranimit të Capital Ria në Kosovë. Air Prishtina AG mund të përjashtojë mënyra të caktuara të pagesës në përgjithësi ose për klientë të caktuar pa arsyetim të mëtejshëm. Zgjedhja e një mënyre të veçantë pagese nënkupton gjithashtu pranimin e termave dhe kushteve të zbatueshme për atë mënyrë pagese.

2.1 Kartat e kreditit

Është përgjegjësi e pasagjerit që t'i sigurojë Air Prishtina AG një kartë krediti të vlefshme që nuk është e falsifikuar, e paplotë ose e manipuluar ndryshe. Nëse kjo nuk bëhet, Air Prishtina AG nuk mund të garantojë çmimin apo rezervimin si të tillë. Në raste të tilla, Air Prishtina AG ka të drejtë të udhëzojë një agjenci grumbullimi për të mbledhur borxhin. Në rast pamundësie ose mosgatishmërie për të paguar, mospagimi do të raportohet në kompanitë ose zyrat përkatëse (SCHUFA, zyra e mbledhjes së borxheve, etj.). 

2.2 Transfertat bankare

Mospagesa ose pagesa e vonuar me transfertë bankare i jep të drejtën Air Prishtina AG të refuzojë të gjitha shërbimet që do të ofrohen, në veçanti transportin e pasagjerit. Në raste të tilla, Air Prishtina AG ka të drejtë të porosisë një agjenci grumbullimi për mbledhjen e borxhit. Në rast pamundësie ose mosgatishmërie për të paguar, mospagimi do të raportohet tek kompanitë ose zyrat përgjegjëse (SCHUFA, zyra e mbledhjes së borxhit, etj.).

2.3 Barzahlen.de

Barzahlen.de është një mënyrë pagese me të cilën rezervimet e bëra online ose në Contact Center të Air Prishtina AG mund të paguhen me para të gatshme. Për këtë proces pagese nuk kërkohen të dhëna personale të pasagjerit. Në fund të procesit të rezervimit, Air Prishtina AG i dërgon pasagjerit një barkod individual (me email ose SMS), të cilin pasagjeri mund ta paraqesë në pikat e pranimit (p.sh. kioska, dyqane, pompa të derivateve, etj.) dhe ta paguajë me para në dorë.

Mospagesa ose pagesa e vonuar përmes Barzahlen.de i jep të drejtën Air Prishtina AG që të refuzojë të gjitha shërbimet që do të ofrohen, në veçanti transportin e udhëtarit.

2.4 Pagesa bob dhe Capital Ria

bob pay respektivisht Capital Ria janë mënyra pagese me të cilat rezervimet e bëra online ose në Contact Center të Air Prishtina AG mund të paguhen me para në dorë ose me kartë (karta krediti, Maestro, etj.) në Zvicër në një nga 1100 pikat e shitjes kkiosk, avec ose Press & Books, respektivisht në Kosovë në rreth 100 pikat e pranimit Capital Ria. Në fund të procesit të rezervimit, Air Prishtina AG i dërgon pasagjerit një barkod individual (me email ose SMS), të cilin pasagjeri mund ta paraqesë dhe ta paguajë në degët bob pay ose pikat e pranimit të Capital Ria.

Mospagesa ose pagesa e vonuar përmes bob pay respektivisht Capital Ria i jep të drejtën Air Prishtina AG të refuzojë të gjitha shërbimet që do të ofrohen, në veçanti transportin e pasagjerit.

2.5 Tarifat

Mënyra të pagesës falas ofrohen në airprishtina.com.

 

3. Ndryshimet e fluturimeve, ndryshimet e pasagjerëve dhe anulimet

3.1 Ndryshimet e fluturimeve janë të mundshme deri në 48 orë para nisjes për një tarifë shërbimi prej 50 CHF ose 50 euro për pasagjer, me kusht që të disponohen vende të lira në fluturimin e kërkuar rishtazi. Mund të ketë kosto shtesë për ndryshimin e fluturimit përkatëse. Nëse në rastin e rirezervimit çmimet e fluturimit janë më të ulëta, çmimi origjinale do të ruhet.

3.2 Ndryshimi i pasagjerit është i mundur deri në 48 orë përpara nisjes së planifikuar për një tarifë shërbimi prej 50 CHF ose 50 EUR. Kostot shtesë të shkaktuara për këtë (diferenca e çmimit) përcaktohen nga çmimet e aplikueshme për itinerarin në fjalë në kohën e ndryshimi i pasagjerit. Nëse çmimi aktual për itinerarin në fjalë është më i lartë në momentin e ndërrimit të pasagjerit se sa ishte në momentin e rezervimit origjinal, diferenca duhet të paguhet. Megjithatë, rimbursimi i çdo shume më të ulët është i përjashtuar.

3.3 Pasagjeri duhet të shfrytëzoj si fluturimin e vajtjes ashtu edhe atë të kthimit. Përjashtohet rimbursimi i pagesës për fluturimin e vajtjes që nuk është shfrytëzuar. Kjo vlen edhe nëse fluturimi i kthimit nuk shfrytëzohet.

3.4 Pasagjeri ka të drejtë të heq dorë nga fluturimi i vet në çdo kohë (anulimi). Për Air Prishtina AG, data dhe ora e marrjes së njoftimit për anulim të rezervimit është vendimtare. Rekomandohet të dërgoni anulimin në form të shkruar apo me postë. Anulimi nuk është më i mundur pas nisjes së fluturimit. Në rast anulimi të fluturimit të rezervuar, pasagjeri do paguj dëmshpërblimin si më poshtë:

- deri në 21 ditë para nisjes 50% të çmimit të fluturimit,

- nga dita e 20-të deri në 7 ditë para nisjes 75% të çmimit të fluturimit,

- nga 6 ditë deri në 0 orë para nisjes 100% të çmimit të fluturimit.

Çmimi i fluturimit përfshinë tarifën e fluturimit, taksat dhe tatimet. Tarifat për opsionet shtesë janë të pakthyeshme, pavarësisht nga koha e marrjes së anulimit të rezervimit.

Rimbursimi i pjesshëm ose i plotë i çmimit të fluturimit do të bëhet ekskluzivisht në formën e një kredie në llogarinë e klientit të Air Prishtina.

Rekomandohet të keni sigurim udhëtimi.

3.5 Tarifat e Air Prishtina AG mund të ndryshojnë në çdo kohë. Kjo vlen për tarifat për rezervimet me telefon, pagesat me kartë krediti, anulimet, rirezervimet ose tarifa të tjera. Këto tarifa mund të reduktohen, shtohen ose hiqen në çdo kohë.

 

4. Opsionet shtesë

4.1 Pasagjerët kanë opsionin - nëse është teknikisht e mundur nga linjat ajrore që operojnë - të rezervojnë një ulëse standarde ose një ulëse komfort, në varësi të disponueshmërisë me një tarifë të caktuar (9 CHF - 30 CHF ose 9 - 30 euro) për pasagjer dhe për segment fluturimi. Linja ajrore operuese rezervon të drejtën të rikonfigurojë vendet e rezervuara nëse kjo kërkohet për arsye sigurie. Në raste të tilla, Air Prishtina AG do t'ia rimburësojë tarifën e paguar pasagjerit në fjalë. Në ulëset në daljet emergjente lejohen të ulen vetëm pasagjerët që kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe janë në gjendje të mirë fizike dhe mendore, dhe mund të komunikojnë rrjedhëshëm të paktën në gjuhën angleze. Pasagjerët që udhëtojnë me kafshë shtëpiake nuk lejohen të ulen në daljet emergjente.

Përjashtohet rimbursimi i pagesës për ulësen e rezervuar. Pasi të bëhen, rezervimet nuk mund të ndryshohen pa pagesë.

4.2 Opsioni shtesë "Opsioni Flex" mund të shtohet vetëm gjatë procesit të rezervimit për një tarifë të pakthyeshme prej 10 CHF ose 10 EUR për segment fluturimi deri në 48 orë përpara nisjes së planifikuar. "Opsioni Flex" lejon një rirezervim fluturimi një herë pa pagesë ose një ndryshim një herë të pasagjerit pa pagesë deri në 48 orë para nisjes. Ndërrimi i pasagjerit lejohet vetëm përpara fluturimit në vajtje. Mund të ketë kosto shtesë për ndryshimin e tarifës përkatëse. Nëse tarifa aktuale për itinerarin në fjalë është më e lartë në momentin e ndërrimit të pasagjerit se sa ishte në kohën e rezervimit origjinal, diferenca duhet të paguhet. Megjithatë, rimbursimi i çdo shume më të ulët është i përjashtuar.

4.3 Nëse opsioni shtesë "Mbrojtja nga anulimi" rezervohet me një tarifë të pakthyeshme, pasagjeri ka të drejtë të heq dorë nga fluturimi pa kompensim anulimi maksimumi 48 orë përpara nisjes. Rimbursimi i plotë i tarifës (nuk përfshin çmimin e opsionit shtesë "Mbrojtja nga anulimi") do të bëhet ekskluzivisht në formën e një kredie në llogarinë e klientit të Air Prishtina.

4.4 Tarifat e Air Prishtina AG për opsionet shtesë mund të ndryshohen në çdo kohë. Këto tarifa mund të ulen, rriten ose hiqen në çdo kohë.

 

5. Check-in dhe pasojat e vonesave

5.1 Dokumentet e udhëtimit dhe konfirmimi i rezervimit duhet të jenë të disponueshme në check-in.

5.2 Pasagjerët duhet të mbërrijnë në check-in në aeroport të paktën 2 orë përpara nisjes.

5.3 Nëse nuk respektohen afatet për Check-in, Air Prishtina AG rezervon të drejtën të anulojë rezervimin.

 

6. Bagazhi

Rregullat e bagazheve ndryshojnë në varësi të linjës ajrore. Zbatohen rregulloret e linjave ajrore që operojnë. Duhet të respektohen rregullat për bagazhet e dorës së fluturimit dhe rregullat aktuale të sigurisë.

 

7. Të dhënat personale

Pasagjeri autorizon Air Prishtina AG të mbledhë, ruajë, përdorë dhe transmetojë të dhënat e tij/saj personale (emri, adresa, numri i telefonit, adresa e emailit) në zyrat e Air Prishtina AG, përfaqësuesit e autorizuar, autoritetet qeveritare, linjat ajrore që operojnë me qëllim të rezervimit, pagesën e tarifës, sigurimin e të dhënave për kompanitë ajrore.

 

8. Përgjegjësia për dëmet

Përgjegjësia për dëmtimin e pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave, si dhe dëmet për shkak të vonesave, refuzimit për boarding dhe anulimeve, zbatohet në bazë të rregulloreve të linjave ajrore që operojnë ose legjislacionit të aplikueshëm. Çdo pretendim, njoftim për dëmtim ose ankesë duhet t'i bëhet me shkrim linjës ajrore që operon. Regjistrimi i mundshëm i një raporti dëmi në aeroport ose në Air Prishtina AG nuk zëvendëson njoftimin me shkrim me kohë të linjës ajrore që operon.

 

9. Fluturimet

Pasagjeri do të transportohet me avion të linjave të rregullta të planifikuara dhe çarter të një kompanie ajrore zvicerane ose të huaj. Oraret e publikuara të fluturimeve, linjat ajrore dhe llojet e fluturimeve mund të ndryshojnë në një njoftim të shkurtër.

 

10. Ankesat

Ankesat duhet të dërgohen menjëherë në shërbimin për klient të Air Prishtina AG:

kontakt@airprishtina.com ose servicecenter@airprishtina.com.

 

11. Përdorimi i faqes së internetit

Informacioni, produktet ose shërbimet e aksesueshme përmes kësaj faqe interneti nuk mund të modifikohen ose të krijohen derivate tjera.

 

12. Pranimi i këtyre Termave dhe Kushteve të Përgjithshme (TKP)

Përdorimi i faqes së internetit www.airprishtina.com dhe shërbimet e paraqitura nga Air Prishtina AG janë subjekt i këtyre Termave dhe Kushteve. Duke përdorur këtë faqe interneti, ju i pranoni dhe pajtoheni plotësisht me këto Terma dhe Kushte, përndryshe ju nuk mund ta përdorni faqen e internetit dhe shërbimet e paraqitura në të nga airprishtina.com.

 

13. Marrëveshjet ndihmëse

Marrëveshjet shtesë, plotësimet, ndryshimet ose garancitë e tjera janë të vlefshme vetëm nëse konfirmohen me shkrim.

 

14. Ligji i aplikueshëm

Kontrata do të rregullohet ekskluzivisht nga ligji zviceran. Vendi i juridiksionit është Cyrih, Zvicër.

Versioni gjerman i këtyre Termave dhe Kushteve të Përgjithshme do të ketë përparësi ndaj përkthimeve të tyre.

 

15. Klauzola e ndarjes

Nëse një ose më shumë dispozita të kësaj kontrate janë ose bëhen ligjërisht të pavlefshme, kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e dispozitave të mbetura.

 

16. Statusi

Këto Terma dhe Kushte janë fuqi nga 20.06.2022.

Nëse keni ndonjë vështirësi në kuptimin e këtij informacioni, ju lutemi kërkoni ndihmën e Contact Center të Air Prishtina AG.