Jo më pak se 100,000 njerëz kalojnë fundjavën e tyre në baret dhe klubet e Zürich-ut. Qyteti më i madh i Zvicrës tërheqë adhuruesit e jetës së natës nga të gjitha shtresat: Dörfli është i veqantë për baret dhe restaurantet e rehatshme, ndërsa në Langgasse shtrihen klubet dhe lokacionet më moderne njëpasnjë. Derisa, në perëndim të qytetit është duke u ndërtuar një lagje me jetë natë në vete. Gjatë ditës ia vlenë të vizitohet ndonjë nga kishat e shumta ose të ecet nëpër Karlsturm. Edhe sot vizitorët mund të kalojnë gjurmëve të Dadaizmit. Vende legjendare si Cabaret Voltaire dhe Cafe Odeon janë vetëm disa nga reliktet e famshme, të cilat rrjedhin nga ky drejtim artistik revolucionar, i cili ka lënë gjurmë në Zürich.