Ilirët, Grekët dhe Maqedonët u vendosën në Liqenin e Ohrit, ku edhe sot në brigjet e tij gjenden mbetjet e qytetit antik të Ohrit. Në qdo stinë, liqeni, i cili njihet ndër më të vjetrit dhe më të thellë në botë, premton relaks dhe pamje idilike. Eksploroni me anije liqenin e kristaltë: me pak fat do te zbuloni ndonjë nga 200 llojet e gjallesave të cilat gjenden vetëm në liqenin e Ohrit. Përtej liqenit zbuloni në qendrën religjioze, ekonomike dhe kulturore të Ohrit, amfiteatrin në qytetin e vjetër, kalanë e vjetër me pamjen e saj të bukur ose Kishën Shën Klement me muzeun e ikonave pranë saj. Në fund të dites, ndoshta prapë do ju tërheqë liqeni ku do të mund të shijoni një troftë të freskët në njërin nga restaurantet e bukura.