I pozicionuar në trekëndëshin e shteteve të Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, është qyteti i tretë më i madh i Zvicrës dhe gjatë tërë vitit tërheqës. Dëshironi të përjetoni diqka kulinarike (të kuzhinës)? Të shijoni në verë pijet dhe ushqimet e shijshme në kafenet e shumta buzë bregut të Rajnës ose në dimër një „Fondue Chinoise“ në kasollën romantike të Fondues „Baracca Zermatt“. Ju pëlqen më tepër aktiviteti sportiv? Merrni guximin dhe hidhuni në nje ditë të nxehtë vere në lumin Rajnë dhe lejoni vetën të barteni nga valët e lumit sikurse Baselasit ose bëni gjatë dimrit një gjiro në pistat artistike të patinazhit. Ju intereson arkitektura? Zbuloni objektet ndërtimore artistike të krijuara nga arkitektët me renome si Richard Meier, Renzo Piano ose Mario Botta të cilat krijojnë një kontrast të qëlluar përkunder objekteve historike të qytetit të vjetër.